Këmbëngul se më i përballueshëm është tumori me të cilin po lufton sesa vendimi i drejtësisë që e shpalli fajtor dhe e dënoi me pesë vjet burg.

“Më të lehtë e kisha me sëmundjen që kam”, thotë Shpëtim Daci.

Për shkak të problemeve të shumta shëndetësore  66 vjeçari Daci duhet të paraqitet pranë shërbimit të provës në Tiranë për 5 vitet në vazhdim dhe për këtë arsye ai ka lënë familjen në Greqi ku dhe jeton prej vitesh, për t’u ballafaquar me verdiktin, që e konsideron fajtor për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Daci thotë se u gjend nën shënjestrën e policisë gjatë vitit 2018, kur në udhëtimin e kthimit nga Tirana drejt Greqisë, ai vendosi të marrë në automjetin privat një shtetase kosovare e cila rezultoi se po tentonte t’i bashkohej familjes në Itali.

“Ishte një taksixhi bashkë me këto dy kosovaret edhe po bonin pazar jo du kaq lek jo du aq,  në një moment del në telefon pronari, më thotë o çuno këto duan me shku në Sarandë, do t’i marrësh bëj pazar. Ai iku. I thash hajde t’ju çoj unë. Meri i tha taksixhiu, t ju marr 200 mijë lek ishin4 kosovarë, u thash t’ju çoj në Sarandë”, tha ai.

Daci këmbëngul se u kthye në Shqipëri për të mos vdekur pa marrë drejtësinë.

“Pa bërë gjë, se të kem bërë le të më fusin në burg, në burg do të kem një krevat, do të kem një infermier, një yzmet, kështu, s’më bën njeri yzmet, ka rënë të fikët natën, vijnë më ndihmojnë njerëzit, i mallkoj me gjithë shpirt se më kanë hy në hak, sa s’ka ku të shkojë, po t’i kisha marr s’i çoja në Delvinë,  trafikantët nuk janë kapur”, tha ai.

Në vendimin e gjykatës janë shpallur fajtorë së bashku me 66 vjeçarin edhe Edmond Troka dhe Besim Gashi.  Ky i fundit, personi që tentoi për të marrë në Itali bashkëshorten përmes dokumenteve të falsifikuara.

Në fashikull përmendet se shoferi Daci u sëmur në afërsi të Sarandës dhe se për ndërhyrje urgjente mjekësore u përcoll për në Tiranë. Pavarësisht kësaj deri më tani ai por fiton mbi tumorin, por jo me drejtësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA