Greva e stafit të fluturimeve në Itali e Belgjikë lë qindra vendas e turistë të bllokuar (fotot)

15/07/2023 16:39

Greva e stafit të fluturimit dhe të aeroporteve vjen në kohën më të ngarkuar dhe mes valës së të nxehtit në Evropë.

Grevat në dy vendet evropiane raportohet se kanë ndaluar sot qindra fluturime gjatë sezonit turistik në Evropë, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Në Itali janë anuluar një total prej disa qindra fluturimesh si të brendshme dhe ndërkombëtare, si rezultat i grevës së punonjësve të aeroportit e cila parashikohe te vazhdoje deri sot në ora 18.00.

120 fluturime të tjera që duhet të niseshin ose të uleshin në aeroportin Charleroi të Belgjikës janë anuluar sot dhe nesër, sipas autoriteteve.

Anullimet vijnë mes valës së të nxehtit që për pershkruhet me alarm nga mediat dhe meteorologët, me temperatura derti në 40C në kryeqytetin Romë dhe disa gradë më tepër në ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës.

Punonjësit e aeroporteve kanë nisur sot grevën me kërkesa për kontrata pune të gjata dhe kolektive.

Sipas raportimeve në aeroportin kryesor të Romës ishin anuluar rreth 200 fluturime.

Mes fluturimeve të prekura ishin linjat Malta Air, e cila përfshin tranzite nga Ryanair dhe linjat e tjera ekonomike Vueling e Ita Airways.

150 anulime raportoheshin në aeroportin e Milano dhe disa dhjetra në aeroportet e Torino e Palermo.

Ministri i transporteve Salvini, i bënte thirrje punonjësve të ushtronin “sens logjik” për të mos dëmtuar mijëra punonjës të tjerë dhe turistët.

FOTO GALERI
1/3
Në Itali janë anuluar një total prej disa qindra fluturimesh si të brendshme dhe ndërkombëtare, si rezultat i grevës së punonjësve të aeroportit e cila parashikohe te vazhdoje deri sot në ora 18.00.

Top Channel