Panik në aeroportin e Los Anxhelosit, dy avionë përfshihen në një aksident në pistë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan hodhi këtë javë një hap të madh drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Perëndimin, lëvizje që kjo që nga sa vërejnë analistët e huaj, vjen në një kohë kur presidenti turk kërkon të zgjidhë krizën e gjatë dhe të rënduar ekonomike brenda kufijve.
Erdogai i befasoi aleatët e NATO-s të hënën kur e hoqi bllokadën ndaj Suedisë për anëtarësim në aleancën ushtarake. Vetëm disa orë përpara, ai e kishte kritikuar Stokholmin se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta luftuar terrorizmin. Ndryshimi i shpejtë në qëndrime tregon sipas ekspertëve se Erdogan, që së fundi e nisi mandatin e ri presidencial, është shumë i interesuar t’i përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin, dhe të tërheqë investitorë të huaj, të cilët janë larguar këto vitet e fundit nga Turqia.
“Është qasje tipike e Erdoganit. Vjen papritur, një ndryshim aq i madh në qëndrime dhe tone”, shprehet Batu Coskun, analist politik në Institutin Sadiq me bazë në Ankara.
“Çdo politikan tjetër do të vuante nga një ndryshim i tillë. Por, ai vetëm përparon”, shtoi Coskun, sipas të cilit, Erdogani ka marrë garanci nga Suedia, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Europian, se do të ketë përfitime nga një ndryshim i tillë qëndrimesh. Turqia tani është në pritje të marrjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16. Erdogan ka thënë, po ashtu, se BE-ja është treguar pozitive për rishikim të aplikimit të Ankarasë për anëtarësim në bllok, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Top Channel