Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendoni për një person shumë inteligjent?

Tetë tipare të çuditshme të njerëzve që janë më të zgjuar se mesatarja
Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendoni për një person shumë inteligjent? Ndoshta imazhi i Ajnshtajnit duke zgjidhur ekuacionet. Megjithatë, ka shumë më tepër sjellje dhe karakteristika që janë lidhur, sipas kërkimeve shkencore, me inteligjencën mbi mesataren.

1. Çrregullime mendore: Gjeniu matematik John Nash është ndër shembujt më të spikatur të personaliteteve të famshme që vuanin nga sëmundje mendore, në këtë rast, skizofrenia. Megjithatë, shumë nga mendjet më të shkëlqyera vuajtën nga sëmundje mendore, si Edgar Allan Poe, Jackson Pollock dhe Amy Ëinehouse. Siç kanë vërejtur edhe shkencëtarët, një proteinë specifike e lidhur me kujtesën dhe kuriozitetin tek kafshët laboratorike rrit rrezikun e çrregullimit bipolar dhe skizofrenisë tek njerëzit.

2. Ankthi: Një tjetër çrregullim mendor, i cili mund të gjendet tek njerëzit shumë funksionalë, lidhet me inteligjencën e lartë, sipas një studimi amerikan (SUNY Doënstate Medical Center). Ndoshta sepse aftësia jonë për të imagjinuar skenarë të mundshëm për situata të ndryshme, një aftësi e lidhur me të menduarit abstrakt dhe zgjidhjen e problemeve, na bën më të prirur ndaj ankthit.

3. Prirja për të marrë rreziqe: Një studim finlandez arriti në përfundimin se njerëzit që janë më të hapur ndaj sfidave të reja dhe që nuk kanë frikë të marrin rreziqe janë më të zgjuar. Nga studimi u vu re se ata që merrnin vendime më të rrezikshme kanë më shumë lëndë të bardhë në tru, e cila lidhet me funksionet mendore.

4. Një prirje për blasfemi: Përdorimi i fjalëve blasfemuese sigurisht nuk është një shenjë e dukshme e inteligjencës, por sipas një studimi të botuar në revistën Language Studies, mund të jetë. Fjalimi blasfemues shoqërohet me një fjalor më të pasur, i cili nga ana tjetër mund të shoqërohet me inteligjencë më të madhe, siç përpiqen të shpjegojnë ekspertët (pa na bindur plotësisht).

5. Përtacia: Më në fund, ja një justifikim i mirë që mund t’i tregoni punëdhënësit tuaj. Studimi i Universitetit Florida Gulf Coast arriti në përfundimin se njerëzit më inteligjentë janë gjithashtu më të prirur ndaj dembelizmit. Ndoshta sepse humbasin shpejt interesin për aktivitetet që nuk vazhdojnë t’i motivojnë mendërisht.

6. Janë të parëlindurit: Studime të ndryshme kanë treguar se fëmijët e parë në familje kanë një koeficient inteligjence më të lartë, ndoshta sepse prindërit i kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje ndaj tyre, ndërsa në të njëjtën kohë u bëjnë më shumë kërkesa për sa i përket performanca e shkollës.

7. Ata i duan macet: Pasi ndoqën 600 studentë të kolegjit, studiuesit e Universitetit Carroll zbuluan se ata që i duan macet, kanë rezultate më të larta në testet e inteligjencës.

8. Ata nuk janë fetarë: Një rishikim i 35 studimeve shkencore arriti në përfundimin se jo-fetarët kanë mesatarisht një IQ më të lartë se ata që besojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA