KE refuzon kritikat për punësimin e një amerikaneje në rregullatorin e BE të kompanive teknologjike (fotot)

14/07/2023 19:03
Qeveria franceze kishte ngritur një ditë më parë shqetësime për emërimin e ekspertes ekonomike amerikane

Komisioni Evropian ka refuzuar sot një kërkesë të Parisit për të ‘rimenduar” emërimin e një ekonomisteje amerikane në një post kyç të BE me rregulatorët e gjigandëve amerikanë të teknologjisë.

Komisioni tha se refuzonte kërkesën e Francës pasi “vendimi është marrë dhe nuk ka arsye për ta ndryshuar”, sipas zëdhënëses Dana Spinant.

Qeveria franceze kishte ngritur një ditë më parë shqetësime për emërimin e ekspertes ekonomike amerikane Fiona Scott Morton në pozicionin e rëndësishëm për ekonominë evropiane, duke cituar konflikt të mundshëm interesi.

Scott Morton ka qenë më parë profesore ekonomie dhe zv. prokurore ekonomike antitrust në departamentin e drejtësisë se SHBA, në vitet 2011 e 2012.

Aty ajo drejtonte ekonomistët që hetonin shkrirjet ose bashkimet e kompanive.

Ajo ka qenë gjithashtu konsulentë ekonomike për gjigandët Amazon, Apple e Microsoft.

BE ka njoftuar se ajo është zgjedhur tashmë për të shërbyer si krye-ekonomiste e komisionit antitrust, nën drejtimin e shefes Margrethe Vestager.

Njësia supozohet të ruajë kompeticionin tregtar në BE dhe të sigurohet që gjigantët amerikanë të teknologjisë të mos abuzojnë me dominimin e tyre në treg, për cka më parë janë dhënë disa gjoba të rënda.

Por deputetë francezë dhe të tjerë në Parlamentin Evropian kanë folur kundër emërimit prej lidhjeve të mëparshme të Scott Morton me grupet që do të kontrollojë për llogari të BE, dhe konfliktin e mundshëm të interesit që lind në këto marrëdhënie.

FOTO GALERI
2/3
Por deputetë francezë dhe të tjerë në Parlamentin Evropian kanë folur kundër emërimit prej lidhjeve të mëparshme të Scott Morton me grupet që do të kontrollojë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA