Trejsi Sejdini ka qenë e ftuar në emisionin “Pushime On Top”, e cila ka folur për karrierën e saj si modele në Amerikë dhe sukseset që ajo ka pasur vitet e fundit.
Modelja tregon vjen shpesh në Shqipëri sepse i mungon familja dhe preferon që t’’i kalojë pushimet në bregdetin shqiptar.
E pyetur për deklaratën e fotografit të famshëm Fadil Berisha një javë më parë, po në këtë emision, ku e cilëson si modelen më të bukur shqiptare që ka pozuar para aparatit të tij, Trejsi Sejdini shprehet: Jam shumë mirënjohëse për Fadilin, është një njeri që ka ndikuar për mirë në karrierën time, pasi më ka hapur dyert që në fillimet e mia në New York. Normalisht që kontratën që e kam me “Next Model” është fal atij dhe jam pafund mirënjohëse. Kemi shumë projekte në vazhdim dhe mezi po pres të shkoj në shtator, ta takoj Fadilin se ma keni marrë juve, kur ka ardhur tani. Nuk ma keni lënë të bjerë në tokë fare.
Disa vite më parë Trejsi Sejdini ka pozuar për linjën e veshjeve të modeles së famshme botërore Gigi Hadid. Ajo ka treguar për “Pushime On Top” se ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe ishte tepër e lumtur që e kishte nxjerrë foton e saj në rrjetet sociale.
Jam lumturuar pa masë kur pashë që më ka nxjerrë Gigi në Instagramin e saj, ishe diçka e madhe për mua, pasi isha dhe e vogël, diku tek 18 vjeç. Është diça që e vlerësoj dhe shumë e mirë për mua.
Top Channel