Del në shitje ishulli britanik frymëzues romanesh, me hotelin dhe barin historik Art Deco, për 15 mln paundë (fotot)

14/07/2023 16:31

Një ishull i tërë në brigjet e Devon në jug të Britanisë ka dalë së fundmi në shitje.

Ishulli 10 hektarësh që raportohet se ka frymëzuar një roman të Agatha Cristie dhe ku besohet se ish-kryeministri Churchil ka kryer mbledhje strategjike gjatë kohës së Luftës II Botërore, është tashmë në treg për 15 milionë paundë, bashkë me hotelin e tij të stilit ‘Art Deco’ dhe një vend-ulje helikopteri.

Ishulli Burgh është vetëm 250 metra larg tokës kryesore britanike.

Burgh Island Hotel është një ndërtesë klasike e viteve 1930-të me 25 suita, dy restorante, sauna dhe sallë bilardoje.

Vitet e fundit hoteli ka marrë restaurime të shumta dhe ka gjithashtu leje për shtimin e 12 dhomave të tjera për të ftuar dhe ato respektive për stafin.

Hoteli thuhet se ka pritur takimin e Winston Churchill me gjeneralin amerikan Dwight Eisenhower ku u diskutuan planet e zbarkimit të D-Day në veri të Francës në 1944, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
5/7
Bari tradicional i ishullit Pilchard's Inn

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA