LIVE/ Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit përfundojnë fjalimet, nisin marshimin me ndryshim në itinerar
5700 bimë të tjera kanabisi janë asgjësuar nga policia në Lezhë.
Kanabisi ishte mbjellë në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, , të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Gjithashtu, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi B. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë. Dyshohet se ditën e djeshme ai ka dhunuar rëndë fizikisht, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet tyre.
Ky operacion është faza e 25-të e megaoperacionit “Imazhi” për pastrimin e territorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Top Channel