Putin: Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi

13/07/2023 19:31

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi derisa palët e tjera të përmbushin premtimet e tyre. 

Marrëveshja, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit dhe plehrave ukrainase nga portet e Detit të Zi, do të përfundojë të hënën e ardhshme.

Moska ka kërcënuar vazhdimisht se do të bllokojë zgjatjen e saj, duke pretenduar se aspekte të zbatimit të saj po ndikojnë në eksportet e vetë Rusisë. 

Duke folur në televizionin shtetëror, presidenti rus tha se ishte në kontakt me Kombet e Bashkuara për këtë çështje, por se ai nuk kishte parë një mesazh drejtuar atij nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së që sugjeronte një kompromis për të shpëtuar marrëveshjen. 

Top Channel