Piloti që ngrihej nga rezorti spanjoll i kërkon 20 pasagjerëve të zbresin se avioni ishte ‘tepër i rëndë’, 19 pranojnë dëmshpërblimin (fotot)

13/07/2023 17:31

Një pilot që ngrihej nga ishujt turistikë spanjollë Canarie, i ka kërkuar 20 pasagjerëve të fluturimit të tij të zbrisnin nga avioni pasi mjeti ishte “tepër i rëndë” dhe kushtet e motit të pafavorshme, tregon një video që qarkullon në rrjetet sociale.

Në regjistrimin e pazakontë, piloti dëgjohet që thotë: “Ngaqë jeni shumë sot, avioni është pak i rëndë”.

Fluturimi i linjave britanike EasyJet, duhet të nisej në ora 9:45 të mbrëmjes nga Arrecife Airport, por rrjedhimisht u ngrit në 11:30,shkruan rrjeti amerikan FosNews.

Fluturimi me turistë anglezë u ul më vonë në aeroportin John Lennon në Liverpool.

“Avioni i rëndë dhe pista e shkurtër e aeroportit … së bashku me kushtet e motit në Lanzarote, e bënin të vështirë ngritjen. Unë isha bashkë me kapitenin tim dhe diçka e tillë ka ndodhur edhe më parë”, justifikohej më pas piloti.

“Siguria është aspekti kryesor … janë kushte me erë këtu në Lanzarote, dhe nuk mund ta ngrinim avionin,” shtoi ai.

Piloti kërkoi largimin vullnetarisht të 20 pasagjerëve, secili prej të cilave do të merrte një dëmshpërblim prej €500 për telashin e hapur, të cilët kishin mundësi të qëndronin në ishujt Kanarie.

Një total prej 19 pranuan marrëveshjen dhe zbritën, teksa në video të tjerë pasagjerë ankoheshin se donin të shkonin në shtëpi, shkruan rrjeti britanik Liverpool Echo.

“EasyJet konfirmon se 19 pasagjerët e fluturimit EZY3364 nga Lanzarote drejt Liverpool pranuan vullnetarisht të merrnin një tjetër fluturim prej kalimit të kufijve të peshës dhe prej kushteve të motit”, tha një zëdhënës i kompanisë.

FOTO GALERI
2/3
Vullkani i shpoerthyer vjet ne ishullin Las Palmas ne arqipelag.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA