Foto ilustruese

Një pushues nga Elbasani humb jetën në plazhin e Golemit.

Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët dhe nga roja e plazhit, por gjatë transportimit në spital, me autoambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA