Një i kërkuar nga drejtësia shqiptare për plagosje është arrestuar në Londër dhe ndaj tij ka nisur procedura e ekstradimit.

Në dokumentet e gjykatës së ekstradimeve parë nga Top Channel, thuhet se i arrestuar është Ledio Hysa. Gjykatës iu bë me dije se ndaj Hysës, 29 vjeç, është lëshuar një urdhër-arresti në vitin 2018 nga një gjykatë shqiptare.

I riu u arrestua në një qytet të Anglisë, të cilin e kishte përdorur si vendfsheje. Ai akuzohet se në 9 Qershor 2018 qëlloi me armë nga ku mbeti i plagosur Adriatik Kasa.

Në urdhër-arrestin ndërkombëtar thuhet se kjo ngjarje kriminale ka ndodhur në liqenin Seferan në Belsh, qarku Elbasan.

Seanca e radhës në ngarkim të Ledio Hysës do të mbahet në 9 Gusht 2023.

Top Channel