Zelensky po përballet me shumë presion të brendshëm! Ukraina kërkon “përparim konkret” për anëtarësimin në NATO

12/07/2023 17:54

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po përballet me një presion të madh në shtëpi për t’u rikthyer nga samiti i NATO-s me rezultate “konkrete” për rrugën e anëtarësimit në aleancë, tha një ekspert i mbrojtjes dhe sigurisë. 

Duke folur për Sky News, Robert Clark tha se “acarimi” i presidentit ukrainas, për sa kohë duhet për të marrë një përgjigje në lidhje me anëtarësimin e vendit të tij, ishte “i kuptueshëm”. 

Zelensky do të vazhdojë të bëjë presion që hapat të ndërmerren pothuajse në një “bazë dypalëshe midis krerëve individualë të shteteve“, tha drejtori i mbrojtjes dhe sigurisë në Civitas UK. 

“Ka shumë presion politik brenda vendit që presidenti Zelensky të kthehet me përparim konkret, të demonstrueshëm drejt anëtarësimit në NATO,” tha ai. 

Top Channel