‘Ne nuk jemi rrjeti Amazon,’ i thotë ministri britanik Zelenskit për armatimet (fotot)

12/07/2023 21:35

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë se Britania dhe aleatët do të shtojnë mbështetjen për Ukrainën.

Por sot ministri i mbrojtjes Ben Wallace paralajmëroi Ukrainën se Britania nuk është “rrjeti Amazon” për t’i dërguar listë kërkesash me armatime specifike, dhe se “duhet të tregojë mirënjohje” për armatimet e dhëna, për të bindur politikanët perëndimorë të bëjnë më shumë.

Wallace foli në takimet e samitit të NATO-s në Lituani në përgjigje të një gazetari që i kujtoi se  Volodymyr Zelenski ishte ankuar se Kievit nuk po i jepej një kohë e qartë për aderim në NATO.

Ministri britanik i armatimeve tha se Ukraina duhet të bindte politikanët skeptikë amerikanë si dhe “politikanët dyshues në vende të tjera” se donacionet e armatimeve ishin diçka me leverdie dhe se ata “duhet të tregonin mirënjohje”.

“E ke parasysh, ne nuk jemi si te Amazon,” tha ai duke iu referuar rrjetit amerikan të shitjeve dhe porosive online.

“Unë ua thashë atyre këtë dhe vitin e kaluar kur eca 11 orë me makinë për të arritur atje, dhe ata më lanë në dorë një liste me armët që dëshironin t’i furnizonim”.

Dërgesat e armatimeve nuk janë si blerjet në rrjet, shtoi ai.

Dhe në fakt të mërkurën Zelensky kishte zbutur disi tonet e tij duke thënë se edhe pse s’ka ftesë formale për hyrjen e Ukrainës në NATO, kishte “lajme të mira” për dërgesat e armatimeve nga “vendet aleate”.

I pyetur mbi komentet e Wallace, kryeministri Sunak tha se Zelensky ishte mirënjohës për mbështetjen e dhënë./JerusalemPost/

FOTO GALERI
2/3
Wallace foli në takimet e samitit të NATO-s në Lituani në përgjigje të një gazetari që i kujtoi se Volodymyr Zelenski ishte ankuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA