Luizi feston ditëlindjen, Kiara i bën urimin e veçantë: Siç ke zemrën paç dhe jetën!

12/07/2023 10:25

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli feston sot 38-vjetorin e tij.

Ai është surprizuar nga Kiara e cila mbrëmjen e djeshme pasi kaloi ora 00:00 kishte përgatitur një ambient romantik dhe me trëndafila të kuq. Këtë e ka bërë vetë të ditur Luizi përmes një video në Instastory. Përmes një postimi tjetër në Instagram, këngëtari falenderon të gjithë njerëzit që kanë mbështetur në rrugëtimin e tij. Sipas tij mbështetja e njerëzve ishte forcë për të dhe e bëri që t’i ndryshojë jetën rrënjësisht.

“Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që të jeni. Faleminderit për gjithçka”, shkruan Luizi.

Nuk ka munguar as urimi i partneres së tij Kiarës në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa fotove nga festa e organizuar për ditëlindjen e Luizin, ku shkruan: Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Happy birthday love, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA