I pyetur se pse e tërhoqi policinë pa u larguar bandat kriminale, kryeministri Albin Kurti tha se në dy javët e fundit nuk ka pasur protesta apo incidente.
“E para është që në dy javët e fundit nuk ka as protesta e as incidente. Ju e dini që ka pasur arrestime si asnjëherë më parë kundër ekstremistëve të dhunshëm. Sa i përket zgjedhjeve, për të arritur aty është e nevojshme të ndiqenprocedurat siç e parasheh ligji.”
Për audio-përgjimin e shefes së grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha:
“Së pari aty shefja e grupit parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka interpretime paraprake partizane. Shefja e grupit parlamentar natyrisht jo vetëm që komunikon me shefat e grupeve të tjera parlamëntare por e ka për detyrë që të sigurojë sa më shumë vota. Qevëria ka zëro varësi nga Lista Serbe”- tha Kurti.
Kurti u pyet nëse ka komunikuar me Milan Radojiçiqin.
“Unë as që kam komunikuat as takuar ndonjëherë me personin në fjalë. Keni kujdes sa i përket kësaj lufte hibrife që behët nga Serbia”-tha ai.
Top Channel