Java e kulturës së Malit të Zi/ Aktivitete të shumta për muzikën dhe kinematografinë e fqinjëve veriorë

12/07/2023 15:32

Javëve Kulturore Ndërkombëtare, në edicionin e dytë, iu bashkua edhe Mali i Zi, çka shërben për njohjen e mëtejshme të kulturave të dy vendeve tona.

Në kuadër të manifestimit, publiku do të ketë mundësi të njihet me krijimtarinë kinematografike të regjisorëve Nikolla Vukçeviç dhe Drashko Gjuroviç. Në bashkëpunim me Qendrën Muzikore, do te mbahet koncerti i kuartetit frymor të Orkestrës Simfonike të Malit të Zi.

Vizitorët e Javës së Kulturës Malazeze do të kenë mundësi të njihen edhe me kostumet popullore nga Mali i Zi, krijimi i të cilëve është i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë jomateriale.

Për herë të parë në javët kulturore u bashkua Holanda, tani Mali i Zi dhe menjëherë më pas do të vijojë Azerbajxhani.

Top Channel