Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakcolli tha në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku po diskutohej projektligji i qeverisë për studentët e mjekësisë se ligji është në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

“Kemi shifra të frikshme në mungesë mjekësh. Procedura u bë e përshpejtuar se jemi në muajin Korrik se ata që duan të studiojnë për mjekësi të kenë kohë të mendojnë. Në bazat e politkave tona shëndetësore, sigurimi i një shërbimi mjekësor, cilësor, pranë vendbanimit për të gjithë qytetarët. Në këtë kuadër kemi vite që punojmë, Kemi bërë shumë politika në përmirësimin e infrastrukturës.

Janë rritur pagat dhe janë përmirësuar kushtet. Mendojmë për të ardhmen që qytetarëve shqiptare tu sigurohet një shërbim cilësor. Nuk mendohej para 10 vjetësh që në spitalin e Dibrës të bëheshin ndërhyrje kirurgjikale, kjo nga mjekët e rinj që kanë mbaruar specializimin dhe kanë shkuar atje. Kjo vjen për shkak të projeksioneve, kjo  është politikë. Duam të shkojmë në shifrat që tha Kushi. Është një politikë që e kemi pasur në vëmendje, shtimi i shifrave e tregon këtë. Fakti që po e kërkojmë tani është , studentët që duan mjekësi duhet ta planifikojnë këtë gjë.”-tha Rakacolli.

Top Channel