Gjimnazistja: Nuk kemi kulturën të flasim për seksin në shkollë, shpërthejnë të qeshurat

11/07/2023 10:58

Një gjimnaziste nga Korça ka qenë në një lidhje direkte në emisionin “Wake Up” e cila ka folur lidhur me informacionin që marrin në shkollë për shëndetin seksual, sistemin riprodhues dhe si organizohet një orë e tillë mësimore.

“Ndër temat kryesore që ne kemi zhvilluar gjatë takimeve të ndryshe, kanë qenë ato lidhur me edukimin seksual dhe do i cilësoja si më të rëndësishmet, duke qenë se ne kemi një mungesë të theksuar informacioni lidhur me këto tema duke qenë se pjesën më të madhe të kohës konsiderohen deri diku dhe tabu. Edhe në shkollë, kryesisht po flas për lëndën e Biologjisë tema të tilla në klasë ngjallin të qeshura.

Ende nuk kemi atë kulturën që ne të flasim lirshëm për këto tema  dhe rrjedhimisht të jemi të pajisur me informacionet e nevojshme. Temat që kanë ngjallur më shumë interes për mua kanë qenë në lidhje me edukimin seksual. Është fakti që ne duhet të dimë të themi jo, të kemi kontroll mbi veten tonë dhe fjala jonë të jetë vendimtare”, shprehet gjimnazistja nga Korça, Kea.

Top Channel