Këngëtarja Camila Cabello ka rritur edhe më shumë temperaturat në Greqi, aty ku po kalon disa ditë relaksi.

Pozat me bikini në det, ku vë në pah linjat e saj kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Postimet e saj në rrjetet sociale kanë marrë miliona pëlqime dhe komente.

“Mezi pres që të kthehem në ankthin kronik të nivelit të ulët në ujërat me peshkaqenë të Floridës”, shkruan Cabello me humor në përshkrimin e fotos, ku shfaqet me rroba banje minimaliste kuq e zi.

Në një tjetër postim, artistja shfaqet në mbrëmje, me një fustan të gjatë plot shkëlqim, kombinuar me taka të zeza. Me një make up të lehtë dhe flokë të çrregullt dhe koktejl në dorë, Cabelo duket se po e shijon në maksimum qëndrimin në kryeqytet grek. Në një tjetër video, ajo argëtohet së bashku me miqtë.

Ndërkohë, nuk dihet se kush e shoqëron këngëtaren, e cila i ka dhënë fund romancës me Shaën Mendes.

Javën e kaluar, Cabello mori pjesë në shfaqjet e modës së lartë gjatë javës së modës në Paris, duke dëshmuar se stili është një nga pikat e saj të forta. Nga veshjet e zeza deri te fustani si zanë, Camila shkëlqeu në rrugët e kryeqytetit francez.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA