Faza e parë e takimit! Çfarë ndodhi në samitin e NATO-s, Ukraina në qendër të vëmendjes

11/07/2023 18:54

Samiti i NATO-s që po mbahet në kryeqytetin e Lituanisë solli një sërë përparimesh pozitive mbi sigurinë e vendeve, teksa në fokusin kryesor mbetet Ukraina, që deri më tani ka arritur të marrë nga anëtarët e aleancës veriatlantike opinione pozitive për anëtarësimin dhe ndihma të tjera, përshirë armatimet e nevojshme për luftën.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është i bindur se aleatët do të konfirmojnë anëtarësimin e Ukrainës, por vendimi përfundimtar do të jepet në momentin që do të plotësohen kushtet e nevojshme.

“Përgjigja jonë e vetme është se ne duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet. Jam i bindur se për çështjen e anëtarësimit. Ne e bëmë të qartë se do të lëshojmë një ftesë për Ukrainën për t’u anëtarësuar në NATO kur aleatët të bien dakord dhe kushtet të plotësohen”, tha Stoltenberg.

Nga ana tjetër presidenti francez Emmanuel Macron siguroi se vendi i tij do t’i dërgojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, të nevojshme për të përballuar luftën.

Pavarësisht se nuk pritet një diskutim I gjerë ndërmjet aleatëve, Stoltenberg nuk la në hije as situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, ku konfirmoi se është i gatshëm të takojë presidentit serb Alekansadar Vuçiç, për të diskutuar situatën e tensionuar në veri dhe të hapave që duhet të ndërmarrin.

Një ndryshim i menjëhershëm nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, hapi rrugën për Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n, teksa më parë vuri kushtin që drita jeshile do të jepet në momentin që do të shqyrtohet anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian.

Ministri i jashtëm I Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se Helsinki dhe Stokholmi po përgatiten të shtrijnë infrastrukturën e NATO-s në tokën e tyre, ndërsa theksoi se do të marrin masa për këto veprime. Gjithashtu Rusia e konsideron të padrejtë vendimin për furnizimin e Ukrainës me armë, të cilat do të përdoren kundrejt ushtarëve rusë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili po ashtu nuk mungoi në samitin e rëndësishëm të NATO-s, mirëpriti vendimin për zgjerimin e aleancës me Finlandën dhe Suedinë.

Për herë të parë në dekada, NATO miratoi një plan për mbrojtjen kolektive ushtarake.

Ndërkohë që vendet e NATO-s vazhdojnë të debatojnë se si të përshkruajnë marrëdhëniet e ardhshme të Ukrainës me NATO-n dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë, aleanca ka përfunduar tashmë një pjesë qendrore të punës së saj në samitin e Vilnius-it, duke miratuar plane të detajuara të mbrojtjes për të siguruar se mund të pengojë armiqtë e saj dhe mbrojnë “çdo pëllëmbë” të territorit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA