Vijojnë provokimet e urrejtjes, teksa Kurani i djegur hidhet para xhamisë në Gjermani (fotot)

10/07/2023 21:46

Hetimet kanë nisur mbi incidentin, sipas imamit të xhamisë Mimar Sinan

Një libër i djegur i Kuranit është hedhur para një xhamie në jugperëndim të Gjermanisë, njoftonte sot grupi i gjerë musliman i Turqisë, DITIB.

Incidenti ndodhi para xhamisë Mimar Sinan në qytezën e Maulbronn, në shtetin Baden-Wurttemberg, i realizuar nga një automjet në lëvizje.

Osman Adibelli, drejtori i shoqatave të xhamive, tha se incidenti kishte ndodhur mbrëmjen e të shtunës, 8 korrik.

“Pas incidentit ne konsultuam pamjet e kamerave të sigurisë së xhamisë dhe vërejtëm hedhjen e objektit para xhamisë nga një automjet që lëvizte në rrugën kryesore.

Për fat të keq Kurani i djegur u pa nga besimtarët që vinin për lutjet e mëngjesit në hyrjen kryesore të xhamisë.

Adibelli tha se eshtë bërë ankesa kriminale për incidentin, teksa shtonte: “Prej reflektimit të dritave të automjetit që afrohej, nuk arrinim të dallonim numrin e targës së automjetit, apo sesa persona ishin të përfshirë në këtë sulm”.

Incidenti vjen pas disa veprimeve të ngjashme të denigrimit të librit të shenjtë musliman, duke përfshirë dhe djegien e Librit para një xhamie në Suedi që u lejua nga policia e atjeshme, çka solli zemërim ndërkombëtar.

Politikanë dhe liderë muslimanë kanë theksuar se gjeste të tilla provokuese nuk kanë të bëjnë me ‘lirinë e shprehjes’ por më nxitje të qëllimshme të konflikteve mes njerëzve të besimeve të ndryshme./Anadolu/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA