Harry Styles ishte viktimë e një “modeli” të shtuar në mënyrë alarmante në koncerte me anëtarët e audiencës që hidhnin sende mbi këngëtarët në një koncert që ai dha në Vjenë, Austri të shtunën mbrëma.
Këngëtari 29-vjeçar është goditur me një objekt të panjohur në sy.
Siç shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale, Styles është goditur teksa po ecte në skenë, duke e bërë atë të përkulet nga dhimbja.
Shikoni videon:
Harry Styles gets hit in the eye by an object thrown at him during his concert in Vienna. pic.twitter.com/mD9kzFoQvG
— Pop Crave (@PopCrave) July 9, 2023
“Pse vazhdojnë ta bëjnë këtë, pagujnë para për të qenë në vendet e para për ta bërë këtë. Është shumë e lodhshme”, ka komentuar një përdorues në Twitter. “Kjo ‘kulturë’ e hedhjes së gjërave do të ‘vrasë’ koncertet dhe festivalet duke i bërë më të shtrenjta dhe më të mbyllura”, shkruante një e dytë. “Unë sinqerisht nuk e kuptoj pse po hedhin objekte, aq më pak pse po synojnë fytyrën,” komentoi një përdorues i tretë i Twitter.
Kujtohet se incidente të ngjashme janë regjistruar javët e fundit në koncertet e Bebe Rexhës dhe Drake, ku Adele ka arritur deri aty sa të “kërcënojë” spektatorët për të mos e përfshirë emrin e saj në këtë listë të veçantë.
Top Channel