Senatorët kërkojnë hetime mbi pijen energjike të kafeinës të promovuar nga influencuesit e Youtube (fotot)

10/07/2023 18:27

Kreu i maxhorancës në Senatin e SHBA, Chuck Schumer i ka bërë thirrje rregullatorëve të hetojnë një pijen e fortë e të pakontrolluar energjike Prime, që promovohet nga personazhet e njohur të YouTube, KSI e Logan Paul.

Zoti Schumer thotë se pija po shënjestrohet ndaj fëmijëve në fushatat e promovimit megjithë nivelet e larta të përmbajtjes së kafeinës, shkruan rrjeti BBC.

Pika e kontestuar Prime Energy përmban 200mg kafeinë për çdo kakaçe, duke kaluar dhe pijen rivale energjike Red Bull.

Të dyja ato kanë paralajmërime për të mos i rekomanduar te fëmijët nën 18 vjeç, por demokrati Schumer, thotë se Prime Energy është paketuar dhe reklamuar “në mënyrë identike” si pija pa kafeinë e të njëjtës kompani.

Prandaj disa prindër pa e ditur kanë blerë pijen e fortë për fëmijët e tyre, tha senatori dje për gazetarët.

“Administrata FDA për ushqimet dhe mjekimet duhet të jetojë PRIME për përmbajtjen e saj absurde të kafeinës dhe reklamimin për fëmijët në rrjetet sociale”, shtonte ai.

Kafeina e konsumuar rregulisht nga të mitur dëmton seriozisht sistemin e tyre nervor e kardiovaskular.

Prime nuk i ishte përgjigjur kërkesave për komente nga media, sipas BBC.

Personazhet Logan Paul e KSI – kanë miliona ndjekës në rrjetin YouTube dhe kanë nisur të promovojnë pijen prej vitit 2022, që fillimisht nuk përmbante kafeinë.

Në disa shkolla në Queensland, Australi pijet energjike janë krejtësisht të ndaluara.

“Disa pije që kanë hyrë kohët e fundit në treg kanë 4 herë më shumë nivelin e kafeinës apo stimulantëve të tjerë, që shkaktojnë probleme serioze të nxenësit”, shkruante një prej shkollave në një postim në rrjet.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA