Një person rrezikon të mbytet në Tale! Pushues, vrojtues dhe punonjës të lokaleve, i shkojnë menjëherë në ndihmë

10/07/2023 18:39

Një tjetër incident ka ndodhur në Tale gjatë këtij sezoni veror.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se një turist kosovar ka rrezikuar mbytjen, dhe aktualisht ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Kanë qenë pushuesit, vrojtues dhe punonjës të lokaleve që e kanë nxjerrë nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ai është dërguar menjëherë me ambulancë për në spital, ku është vendosur në intubim dhe do të niset drejt Traumës në Tiranë.

Top Channel