Vendi ynë është përfshirë nga i nxehti afrikan me temperatura deri në 40 gradë Celcius.
Ekspertët thonë se vapa ndikon fort tek problemet me shëndetin mendor, madje arrin deri aty që bëhet shkak për rritjen e krimeve.
“Në periudhën e verës pacientët me probleme të shëndetit mendor tentojnë herë pas here të ndërpresin mjekimin. Ata ndjejnë që efekti I mjekimit shoqërohet në këtë vapë, me uljen e tensionit dhe rënie të fuqisë dhe energjisë, ndaj ne si mjekë ulim dozat e medikamenteve, sigurisht në varësi të gjendjes klinike që ata paraqesin. Ndërprerja e ilaçeve shoqërohet me episode të rënda, të fuqishme të agresivitetit, me sjellje agresive në familje, shoqëri apo komunitet, të cilat mund të bëhen pastaj shkak për vepra të ndryshme penale.
Në përgjithësi në periudhën e verës shohim rritje të rasteve të pacientëve me psikozë. Psikozat shoqërohen me zëra, imazhe, pacientëve iu duket se dikush I ndjek, se duan t’ju bëjnë keq. Ata mund të ndërmarrin akte agresive në rrugë ndaj njerëzve që thjesht po ecin në punën e tyre, pasi dyshojnë se ata po thurin plane për t’i dëmtuar. Ne këshillojmë që megjithëse periudhë pushimesh, pacientët dhe familjarët e tyre duhet ta mbajnë këshillimin me mjekun dhe profesionistët e shëndetit mendor, të mos rrinë në diell në orët e pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje, ujë, fruta e perime, suplemente që u rekomandojnë mjekët dhe jo të afërmit apo shoqëria”, tha mjekja psikiatre Valentina Asabella.
Top Channel