President Bajram Begaj ka preferuar të mos dekretojë en-block të gjithë të propozuarit nga kryeministri Edi Rama për ambasadorë.
Nga 11 ambasadorë të propozuar nga kryeministri Rama, sot presidenti dekretoi vetëm 5. Mbase në ditët në vijim do shprehet me dekret për emrimin e tyre ose do të shpjegojë shkaqet e mosdekretimit nëse presidenti mendon se 6 kandidaturat e mbetura nuk përmbushin kushtet.
Nuk ka ndonjë përcaktim ligjor për kohën se kur kreu shtetit duhet të shprehet me dekret për aprovim apo refuzim të 6 kandidaturave të mbetura propozuat nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e propozuar më pas nga kryeministri.
Paraditen e të Hënës Presidenca shpërndau dekretet e emërimit për ambasador të vetëm Zhaklina Peto, në Malin e Zi.
Adia Sakiqi, si Ambasadore në Republikën Federale të Gjermanisë.
Blerta Kadzadej, ambasadore të Turqisë si rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.
Ervin Bushati ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.
Ndërsa Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.
Top Channel