Një 74-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Cërrik, pasi u përfshi në një aksident me zetor në një rrugë rurale, në fshatin Dëshiran.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, shtetasi me inicialet R. Q., ka qenë duke drejtuar mjetin bujqësor, në momentin që ka humbur kontrollin dhe për pasojë zetori është përmbysur, duke e zënë nën vete.

I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel