Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, gazetarja e TCH bën gjestin e veçantë ndaj policit gjatë transmetimit live

09/07/2023 12:31

Vijon të jetë i rënduar që prej orëve të mëngjesit trafiku në kryqëzimin e Shëngjinit, që lidh Lezhën me bregdetin apo edhe me Velipojën.

Pushues nga vendi, Kosova dhe emigrantët që i janë drejtuar bregdetit në këtë të diel të nxehtë korriku kanë qenë të shumtë.

Një aks problematik mbetet Tale-Kryqëzim i Shënkollit, piku i trafikut pritet edhe gjatë orëve të pasdites në krahun e kundërt.

Gjatë raportimit live nën pikun e temperaturave të larta, gazetarja e TCH Brixhilda Deda i ofroi ujë një efektivi rrugor, i cili duhet të përballojë të nxehtin përvëlues duke orientuar mjetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA