Viktor Martini, një ish-i burgosur politik, u arrestua në moshë fare të re.
Ardhja e Partisë Komuniste në pushtet në vitin 1945 do shënonte për familjen e tij një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe mundimesh.
Ai po ashtu ka qenë një nga organizatorët e protestës më 14 janar të vitit 1990, ku mijëra banorë të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit me synimin për të rrëzuar monumentin e Stalinit. Programi Exclusive sjell sot rrëfimin e tij.
Pas arrestimit të të atit e gjithë familja e tij u përndoq dhe u persekutua. Viktor Martini dhe 3 vëllezërit e tij kryen burg politik. Në moshën 16-vjeçare Viktori u arrestua dhe u dënua me shtatë vite burg si kreu i një grupi që synonte të arratisej nga vendi.
Viktor Martini rrëfen se e gjithë familja e tij ka kryer 104 vite burg. Po cila është historia e tij?
“Mbaj mend njëherë kur nuk kishim bukë, nëna na çoi në një restorant. Në atë kohë ishte krizë buke. Na jepnin një racion bukë, një riskë të hollë dhe një pjatë gjellë. Isha 12 vjeç. Tha nëna: A u ngopët? I them: nënë me pas edhe njëherë bukë të thatë e të vdes, nuk kam gajle. Merre me mend, edhe sot kam ngashërim kur më kujtohet se çfarë thike i kam ngulur nënës time në shpirt”, shprehet Viktor Martini ish-i burgosur politik.
Viktor Martini, legjenda e gjallë e një antikomunisti
Sonte ora 20:15 në ekranin e Top Channel
Top Channel