Rrezikuan të mbyteshin në Egje/ Anija “Butrinti” së bashku me anijet greke dhe turke shpëtojnë gomonen me 55 emigrantë

09/07/2023 13:34

Anija shqiptare ‘Butrint’ së bashku me anije greke dhe turke kanë ndërhyrë për të shpëtuar 55 emigrantë të cilët rrezikonin të mbyteshin në Detin Egje.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi,përmes një postimi në ‘Facebok’, ku ka ndarë disa foto nga anija ‘Butrinti’.

Anija ‘Butrint’ tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe turke, ekuipazhi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një karrocë në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, personeli i FA tregoi përkushtim të palëkundur për të parandaluar humbjen e jetëve njerëzore dhe gatishmëri për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”,- shkruan Peleshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA