Edhe në Durrës paraqitet situatë e rënduar trafiku që prej orëve të mëngjesit, nga qytetarët të cilët i drejtohen plazhit në këto temperatura përvëluese.
Në mbikalimin e Plepave, që lidh rrugët e qytetit të Durrësit me Tiranën dhe zonat e veriut trafiku është paralizuar dhe mjetet nuk lëvizin.
E rënduar paraqitet edhe rruga në drejtim të Golemit e Kavajës si dhe akset e tjera që lidhen me plazhet.
Pasdite vonë trafiku pritet të kthehet në krahun e kundërt, ku të gjitha do të kthehen në vendet e tyre të banimit, gati për fillimin e një jave të rë në punë.
Policia është në krye të detyrës duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut.
E njëjta situatë paraqitet në hyrje të autostradës Tiranë Durrës, në Vlorë si dhe në drejtim të veriut, në Shëngjin, Lezhë dhe Velipojë.
Top Channel