Nëse në shumë zona të vendit, disa tradita po veniten, Rrajca e Përrenjasit ruan plot fanatizëm traditat e saj, sidomos përsa i përket veshjes tradicionale. 

Në thuajse çdo shtëpi të Rrajcës, punohen kostumet popullore, madje zonjat janë siguruar që ato të jenë gati për 3 brezat që do të vijnë.

“Kam bërë gati kostumet për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, tha artizanja Vasa Dashi.

Vase Dashi e mësoi traditën nga nëna dhe gjyshja, ndërsa me pasion përpiqet ta trashëgojë atë. Në këtë shtëpi gjen të gjitha llojet e kostumeve të Rrajcës.

“E mësova nga nëna e gjyshja dhe kur shpjegon që nusja ka kostum tjetër, vajza tjetër, plaka tjetër gruaja e ve tjetër”, u shpreh ajo.

Shumica e zonjave të Rrajcës qëndisin kostumet për familjet, por kostumi i Rrajcës kërkohet shumë edhe në treg, sidomos nga emigrantët. Qepja e një kostumi mund të kërkoje deri në dy vite kohë, sidomos veshja e nuses e cila është e mbushur me detaje dhe aksesorë.

Kostumi tradicional i Rrajcës është promovuar kudo nëpër botë, në panaire e evente të ndryshme dhe ka fituar edhe mjaft çmime për bukurinë dhe autenticitetin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA