Pasagjerët e avionit përfundojnë duke u rrahur, video po bën xhiron e rrjetit

09/07/2023 19:11

Një sherr i madh shpërtheu mes pasagjerëve të një avioni i cili po udhëtonte nga Malta në Britani

Dy burra filluan të ziheshin dhe të rriheshin, duke shkaktuar panik tek pasagjerët e tjerë.

Sipas medias britanike DailyMail, sherri nisi kur njëri nuk e la tjetrin të kalonte në sediljen e dritares.

 “Britaniku nuk e la amerikanin të kalonte në ndenjësen e dritares dhe më pas shkëmbyen disa ofendime përpara se të shpërthente sherri”, tha një pasagjer.

“Fluturimi u vonua për të paktën dy orë dhe të gjithë u mërzitën”, tha një pasagjer tjetër.

Top Channel