
23/02 23:03
Një sherr i madh shpërtheu mes pasagjerëve të një avioni i cili po udhëtonte nga Malta në Britani
Dy burra filluan të ziheshin dhe të rriheshin, duke shkaktuar panik tek pasagjerët e tjerë.
Sipas medias britanike DailyMail, sherri nisi kur njëri nuk e la tjetrin të kalonte në sediljen e dritares.
“Britaniku nuk e la amerikanin të kalonte në ndenjësen e dritares dhe më pas shkëmbyen disa ofendime përpara se të shpërthente sherri”, tha një pasagjer.
“Fluturimi u vonua për të paktën dy orë dhe të gjithë u mërzitën”, tha një pasagjer tjetër.
Top Channel