Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve Adem dhe Sadije Sula që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.

Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike.

Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve megjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha.

Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA