I shpërtheu tubi i gazit kur po zbriste nga mjeti lundrues, plagoset 39-vjeçari në Velipojë, niset drejt Tiranës pas djegieve në trup Një sipërfaqe prej 16 hektarësh e mbjellë me grurë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Topojë në Fier.
Sipërfaqja në pronësi të një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako është shkrumbuar vetëm për pak minuta pasi flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe një stan pranë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për fermerin Sako dëmi ekonomik është i konsiderueshëm teksa nuk beson se mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.
Fermeri Sako këtë sezon ka kultivuar 45 ha sipërfaqe të mbjellë me grurë , ndërkohë që gruri më cilësor tashmë është shkrumbuar. Sako apelon për të gjithë fermerët kujdes të shtuar gjatë djegies se hamullave pasi një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Top Channel