Nëntë mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare në bregdetin e Durrësit dhe të Sarandës.

2 gomone dhe 1 Jet Ski u bllokuan në plazhin e Ksamilit, Potamit dhe në atë të Golemit, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara dhe për këtë shkak përbënin rrezik për pushuesit.

Ndëshkohet me masë administrative 110 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues që u konstatua në paligjshmëri në Ksamil, ndërsa 2 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan secili me 100 000 lekë të rinj.

3 Jet Ski, 2 skafë dhe 1 gomone u bllokuan pasi pronarëve apo drejtuesve të tyre iu mungonin dokumentet që vërtetonin pronësinë për to apo dokumente të tjera që kërkon ligji, me qëllim lundrimin.

Secili nga drejtuesit është ndëshkuar me gjobë 10 000-20 000 lekë të rinj.

-në plazhin e Ksamilit, u bllokua një mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj;

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA