Ndonëse detyrim ligjor mungesa e vrojtuesve të plazheve vazhdon të shkaktojë viktima edhe në këtë sezon veror.

Në përballje me rrymat detare babai Elvis Halilaj, 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç humbën jetën në plazhin e Vilë Bashtovës.

Ngjarja e rëndë nxjerr në pah pasojat e mungesës së masave të sigurisë, flamujve sinjalizues  dhe vrojtuesve të plazheve.

Trupat e pajetë të familjarëve deklarohet se janë dërguar në spitalin e Kavajës dhe pritet të nisen në atë të Durrësit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie në sezon pushimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA