Samiti i NATO-s në Vinius, Rama: Kemi rritur shpenzimet e mbrojtjes, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë

08/07/2023 22:08

Kryeministri Edi Rama, në prag të Samitit të  Nato-s në Vilinius të  Lituanisë , e cilësoi këtë samit vendimtar, ndërsa tha se do të  rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, dhe se vendi ynë është i gatshëm të angazhojë trupa shtesë.

“Ne mezi presim samitin vendimtar të NATO-s në Vilnius. Në Vilnius, ne do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Kryeministri, në  një  postim në  Twitter.

Rama thekson se Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në dekadën e fundit nga 1.35% në 1.76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai shtoi se deri në  vitin 2024 objektivi është të arrihet 2%.

“Në dekadën e fundit, Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.35% në 1.76% të PBB-së sonë. Megjithatë, në momente si kjo, nevojitet më shumë. Prandaj, kam ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes që të arrijë objektivin prej 2% deri në vitin 2024. Edhe pse nuk jemi ndër anëtarët e pasur të NATO-s, ne besojmë se objektivi prej 2% është dyshemeja dhe jo tavani i angazhimit tonë”, thotë Rama.

“Në Vilnius, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t’u angazhuar më tej. Ne gjithashtu do të njoftojmë se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s. Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbizotërojmë në këtë moment shumë përcaktues për atë që besojmë; për hir të brezave që do të vijnë”, përfundon ai.\

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA