Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, që po pushon në Greqi, ka vizituar këtë fundjavë Athinën dhe monumentin e Akropolit.

Artistja ka shpërndarë në rrjetet sociale disa momente teksa viziton monumentin e lashtë grek. Me një veshje praktike, duket se Dua së bashku me partnerin e saj kanë eksploruar vendin historik. Ajo mban veshur pantallona, këmishë të bardhë, një çantë kashte, ndërsa nuk është kursyer me aksesorët ngjyrë floriri.

Edhe një herë tjetër, Dua afirmoi stilin e saj të veçantë. Bikinit minimaliste shumëngjyrëshe, fustane me prerje të çrregullta apo veshje transparente janë disa nga kombinimet që mund të frymëzojnë secilën prej nesh.

Dua Lipa ka marrë vëmendjen e ndjekësve, teksa po kalon pushimet në vendin fqinj, së bashku me Romain Gavras, me të cilën është në një romancë prej disa muajsh.

Ditët e kaluara, këngëtarja dhe regjisori kanë qëndruar në ishullin Snifos të Greqisë, ku kanë shijuar detin, ushqimin dhe peisazhin mbreslënës të ishullit. Kohën e pushimit, ajo e ka shfrytëzuar edhe për të lexuar, teksa disa nga librat i ka ndarë me ndjekësit. Duket se artistja shqiptare pëlqen veprat e shkrimtarit Ismail Kadare, kandidat për “Nobel”,

FOTO GALERI
5/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA