Një aksident ka ndodhur në fshatin Nartë, ku një makinë është kthyer përmbys në rrugë.

Mjeti tip “Opel” ka humbur kontrollin, duke u përplasur me pemën dhe është kthyer përmbys. Shoferi është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentin, është krijuar trafik në rrugë. Aksi i Kavalonës ka qarkullim të madh makinash, pasi kjo rrugë të çon drejt plazhit të Zvërnecit.

Top Channel