Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet.
Godina historike, që ka statusin monument kulture i kategorisë së dytë. paraqet dëmtime të shumta, por pritet që t’i nënshtrohet një procesi restaurimi. Një shqetësim në lidhje me këtë ka ngritur program Exclusive në Top Channel, që në janar të vitit të shkuar, ku personazhet e intervistuar bënë thirrje që kjo trashëgimi kulturore të ruhet dhe restaurohet.
E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore është një nga vilat e para moderne në qytet. Aktualisht ajo paraqet dëmtime të shumta në çati, fasadë, dysheme, dyer, dritare, në elementë të brendshëm e të jashtëm”.
Fillimet e Radio Tiranës datojnë në 28 nëntor 1938. Radiostacioni i parë shqiptar u hap nga Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë. Në vitin 1948, periudhë e aleancës politike me Bashkimin Sovjetik, e gjithë vila u sekuestrua nga Bashkia e Tiranës. Pas konfiskimit godina vazhdoi të mbajë emrin “Radio Tirana” deri në vitin 1965, vit në të cilin radio u transferua në selinë e re të ndërtuar midis viteve 1962 dhe 1963. Më pas në të u vendos Instituti i Kulturës Popullore. Pas zhvendosjes së tij, godina u braktis dhe u la në degradim.
Top Channel