“I jepem i tëri”, dedikimi romantik i Jul Dedës për bashkëshorten për 25-vjetor

08/07/2023 23:02

Aktori i humorit Julian Deda i ka bërë një dedikim romantik bashkëshortes në 25-vjetorin e lidhjes, duke e konsideruar atë gjënë më të mirë që i ka ndodhur.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Juli tha se nuk e kanë pasur jetën të thjeshtë, por me Armandën në krah, këto 25 vite kanë qenë absolutisht vite të arta për të.

Unë gjithmon i them gjëra publikisht bashkëshortes saqë më thotë: “Shiko, mos më thuaj më gjëra publikisht se më çmende”. Kjo sepse ajo bën një punë tjetër, në institucion shtetëror dhe kanë të tjera marrëdhënie.

Më thotë që vijnë atje dhe më thonë që të ka thënë burri kështu, ashtu… Po burri artist është, këtë punë ka burri. S’ka jetë private më, jeta private mori fund që kur. Unë e kam thënë publikisht gjithmon dhe do ta them prapë se ajo ka qenë për mua mbështetja më e madhe në gjithë karrierën time artistike dhe jetën time. Është gjëja më e bukur që mua më ka ndodhur, dhe kam jetuar kaq mirë në këto 25 vite. Sepse që ta dini ju më datën 2 korrik bëmë 25 vite që jemi lidhur dhe absolutisht kanë qenë vite të arta për mua.

Ne nuk e kemi pasur vaj jetën, por fakti që kam pasur mbështetje dhe nuk e kam pasur mbrapa… Si është ajo shprehja “Mbrapa një burri të fortë qëndron një grua e…”, jo unë nuk e kam pasur mbrapa, e kam pasur në krah. Dhe ta kesh në krah një person nuk është e thjeshtë në këto ditë, aq më pak me punën që ne bëjmë që është e sikletshme”- tha Deda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA