Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i filmit Shyqyri Sako “Të martën në supermarket” shfaqja e fundit për këtë sezon e teatrit shëtitës Cajupi, me regji nga Kiço Londo, pati një rikthim të vetë regjisorit dhe aktores protagosite Laura Nezha, në atë që deri pak kohë më parë e kanë quajtur shtëpinë e tyre.
Shfaqja, që kishte në qendër një transgjinor zuri vend në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe do të jetë po kjo shfaqe që do të fillojë stinën e re të teatrit në shtator.
Kiço Londo e ka patur të hershëm bashkëpunimin me aktoren Laura Nezha. Ai shprehet se largimi i saj nga teatri kombëtar eksperimental Kujtin Spahivogli ishte i menjëhershëm dhe i padrejtë.
Por si është të japësh shfaqe kur nuk ke një skenë dhe një godinë. Për drejtuesin, Kico Londo, përvec artistëve, kontributin më të rëndësishëm e ka dashuria e publikut për teatrin.
Top Channel