Ricky Martin divorcohet pas gjashtë vitesh martesë me partnerin e tij

07/07/2023 11:04

Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij Jwan Yosef po shkojnë në rrugë të ndara.

Superylli portorikan dhe artisti siriano-suedez konfirmuan të enjten në mëngjes, më 6 korrik, se po divorcohen pas gjashtë vitesh martesë. Martin dhe Yosef u martuan në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë së bashku – një vajzë Lucia, e lindur në 2018 dhe një djalë, Renn, i lindur në 2019.

Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë në rrjetet sociale, çifti njoftoi: Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë këtyre viteve të mrekullueshme.

Martin dhe Yosef shtuan se dëshira e tyre më e madhe tani është të vazhdojnë të kenë një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në paqen dhe miqësinë për të vazhduar rritjen e fëmijëve të tyre së bashku duke ruajtur respektin dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Përveç bashkë-prindërimit të dy fëmijëve të tyre, Ricky Martin do të vazhdojë të rrisë djemtë e tij binjakë Matteo dhe Valentino, të lindur në vitin 2008, të cilët i adoptoi përmes një gruaje surrogate në vitin 2008.

Këngëtari i “Livin’ La Vida Loca” dhe Yosef filluan të njiheshin përmes Instagramit në vitin 2015, dhe më vonë bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Gala Inspiration amFAR 2016 në Brazil. Në të njëjtin vit, Martin njoftoi gjatë një paraqitje në “The Ellen DeGeneres Show” se ata ishin fejuar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel