Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi merrte makina me qira ditore dhe i shiste në pika skrapi.

D.K., 34 vjeç, nga Kuçova merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.  Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel