“Mbaruam nga vapa”, kamionët presin prej orësh në pikën kufitare të Morinës

07/07/2023 14:48

Radhë të gjata me kamionë janë krijuar në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

Shoferët thanë se kanë orë që presin për të kaluar nga Shqipëria drejt Kosovës. Në sportele po marrin më shumë kohë se zakonisht.

“Kam 4 orë, kemi për të marrë vetëm një vulë. Shokë të mi kanë 7 orë”, tha njëri prej shoferëve.

“Këtu nuk ka kontroll fizik, mbarum vallaj, vapë”, tha një tjetër shofer.

 

Top Channel