Indonezia ndalon ‘intimitetin’ jashtë martese dhe bashkëjetesën e çifteve të pamartuara (fotot)

07/07/2023 17:48

Indonezia pritet të bëjë një tjeter reformë të konsiderueshme në kodin e saj kriminal ku do të dënohet sjellja e shthurur seksuale e grave dhe seksi jashtë martese.

Rrjeti ABC News raporton se në arqipelagun aziatik me shumicë muslimane njerëzit që shpallen fajtorë për seks jashtë martese, do të dënohen me deri në 1 vit burg.

Por zyrtarët shtojnë se ankesën me autoritetet mund të ngrejnë vetëm të afërm të ngushtë të personit si bashkëshortët, bijtë apo prindërit, për arsye të shmangies së abuzimeve për përdorimit të akuzave për inate personale.

Legjislacioini i ri parashikon ndalimin e bashkëjetesës për çifte të pamartuara, me rregullin që hyn në fuqi në të gjithë 17,000 ishujt e Indonezisë.

Kjo do të thotë se të gjithë ata brenda kufijve të vendit duhet t’i binden urdhrave, qofshin rezidentë ose jo.

Rrjedhimsiht rregullat aplikohen dhe për turistët dhe rezortet e njohura në botë si ishulli Bali.

Legjislacioni vjen në një kohë kur vendi vuan nga rënia e të ardhurave të turizmit  dhe kjo nuk pritet të kontribuojë për mirë, shkruajnë mediat e huaja.

Ligji është prezantuar në vend prej vitit 2019 deh ka shkaktuar protesta mes kritikëve të tij.

Pas miratimit të ligjit, ai do të hyjë gradualisht në fuqi për tre vjet, duke lejuar kohë për hartimin e rregullacionit shtesë, por shumë nuk janë dakord.

“Shteti nuk mund të bëhet menaxhues i moralit. Qeveria nuk është një gjyqtare mes indonezianëve konservatorë e liberalë”, tha një banor i intervistuar nga rrjeti Reuters.

Por përveç rregullave mbi seksin, martesën e moralin ligji do të dënojë të gjitha ata që sillen kundër rregullave të kodit Pancasila.

Pancasila quhet ideologjia e vjetër kombëtare e vendit laik dhe liston pesë udhëzimet kryesore për të cilat indonezianët “duhet të përpiqen në jetë.”

Kodi i ri do të kalojë në parlament në vjeshtë dhe pritet të sjellë një Indonezi të re konservatore, në të gjitha provincat e saj.

FOTO GALERI
1/3
Rrjedhimsiht rregullat aplikohen dhe për turistët dhe rezortet e njohura në botë si ishulli Bali.

Top Channel