Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital Arrestohet drejtori i klubit të futbollit Korabi në Dibër.
51-vjeçari Fehmi Meziu rezultonte të ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Apelit në Napoli të Italisë e ka dënuar me 13 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale”.
Por pavarësisht këtij dënimi, Fehmi Meziu drejtonte klubin e futbollit Korabi në Dibër.
Arrestimi i tij u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, mes FAST Albania dhe policisë së Dibrës, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Italisë
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”.
Top Channel